Lajçak: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të përmbyllë të gjitha çështjet e hapura
Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 25 May 2020
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajçak bisedoi sot, në ditën e tij të parë të punës në Bruksel, me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ne patëm një bisedë konstruktive për situatën në rajon dhe procesin e integrimit evropian,” ka shkruar Lajçak në profilin e tij në Twitter.
Lajçak thotë se ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i ka informuar për planet e tij brenda mandatit të ri si përfaqësues special i BE-së për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor, transmeton KosovaPress.
Kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak vlerëson se “të gjitha palët janë të gatshme të vazhdojnë bisedimet” dhe se ata thjesht po presin për “kalendarin politik”, por fillimisht situata me koronavirusin duhet që të lejojë një takim fizik.
“Këtë herë, ne duhet ta çojmë dialogun, duke arritur një marrëveshje që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura një herë e përgjithmonë dhe do të normalizojë atmosferën jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të gjithë rajonit,” tha Lajçak.
BE vlerëson se “koha, agjenda dhe shpejtësia e dialogut” janë “në duart e Beogradit dhe Prishtinës”, dhe se përfaqësuesi special po punon për krijimin e kushteve për rifillimin e dialogut sa më shpejt të jetë e mundur.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...