Lajçak konfirmon se në Bruksel janë diskutuar opsione për çështjen e targave, ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 28 January 2022
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajkçak, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka njoftuar se delegacionet kanë diskutuar për çështjen e targave. Pos saj, Lajçak gjithashtu pati edhe një porosi për Kosovën dhe Serbinë.
Lajçak ka njoftuar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, po diskutojnë në Bruksel rreth çështjes së targave. Sipas tij, diskutimet sollën qartësi që potencialisht mund të sjellin rezultate.
Tutje, emisari i BE-së ua çoi një mesazh Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mënyrë që të arrihet rezultati final.
“Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt rreth çështjes së targave. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët të vazhdojnë të punojnë për opsionet në funksion të afrimit të afatit”, ka shkruar Lajçak në twitter.
Expert delegations of Kosovo & Serbia came to Brussels today for the 4th meeting of the WG on Licence Plates. Discussions brought more clarity about potential options & possible outcomes. I encourage them to continue working on options in view of the approaching deadline.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 28, 2022
Zhvillimet e fundit në dialog kanë treguar se Kosova është pala problematike në dialog në sy të BE-së, ose të paktën kështu tha Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“… do të vazhdojmë të bisedojmë me dy palët, në veçanti me Kosovën, sepse në këto momente po tregon më shumë mos dëshirë për tu kthyer në dialog”, tha Borrell para tri ditëve.
E po atë ditë, Lajçak u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, me të cilin tha se pati një takim konstruktiv.
“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, shkroi Lajçak në një cicërimë në twitter.
Të tjera
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...