Lajçak konfirmon se do të ketë takim Kurti – Vuçiq: Nuk kemi kohë për të humbur

Autori: Gazeta inFokus
10:37 | 06 December 2022
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i lumtur që gjendet në Kosovë dhe që nuk ka ardhur për shkak të krizës në dialog por të qetësimit të situatës.
“Së pari jam i lumtur që jam në Kosovë dhe nuk jam këtu për krizën. Është një vizitë e rëndësishme sepse nga qershori kemi qenë në një situatë të krizës dhe duhej të fokusohemi të investojmë energjinë dhe kohën tonë për të tejkaluar këtë krizë. Ne kemi një situatë normale sërish që është pozitive dhe në këtë situatë normale ne duam të kthejmë diskutimin në atë çka është e rëndësishme që është normalizimi përfundimtar i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Derisa Lajcak ka konfirmuar se brenda javësh do të ketë një takim të nivelit të lartë sa i përket dialogut Kosovë – Serbi duke theksuar se nuk ka kohë për të humbur drejt normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve.
“Dhe të diskutojmë për hapat e ardhëm që janë të bazuar në letrën që kam prezantuar këtu me 9 shtator. Dhe ne duam të shfrytëzojmë këtë momentum dhe po punojmë rreth takimeve në nivel të lartë drejt normalizimit dhe që këto takime të nivelit të lartë të jenë jo më larg se brenda javësh. Unë mund të kthehem shpejt prapë që të sigurohem që ky takim do të përgatitet mirë dhe siç e thashë ne nuk kemi më kohë për të humbur, pa presion por duam të shfrytëzojmë këtë moment pozitiv”, ka thënë Lajcak pas takimit me Kurtin.
Kujtojmë se Lajçak ishte dje për vizitë në Beograd, ku ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...