Lajcak: Ka progres në shumë çështje mes Kosovës dhe Serbisë, vendimet e rëndësishme të merren para zgjedhjeve në BE
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 07 December 2023
Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në forumin BE-Ballkan Perëndimor që po mbahet sot në Bruksel, ka folur për procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lajcak ka thënë se ka progres në shumë çështje dhe se janë shumë afër përmbylljes së çështjes së energjisë.
Ai gjithashtu ka thënë se ka progres mes Kosovë dhe Serbisë në hapat se si të implementohet Marrëveshja për Normalizim.
Tutje emisari sllovak ka thënë se s’duhet të harrohet kalendari politik, duke përmendur zgjedhjet në Bashkim Evropian. Lajcak ka thënë se është e rëndësishme që të gjitha vendimet e rëndësishme të merren përpara nisjes së fushatës elektorale, të mos ketë vonesa dhe të mos pritet krijimi i Komisionit të ri Evropian që do të dalë pas zgjedhjeve, raporton Express.
“Jam shumë i lumtur që ky moment pozitiv ka ndikim në atmosferën aktuale në procesin e dialogut. Po shohim progres në shumë çështje. Jemi afër për ta mbyllur çështjen shumë të rëndësishme të energjisë, ka progres për targat, ka progres për zgjedhjet lokale në veri, për personat e zhdukur dhe kemi bërë progres në pajtimin për hapat se si të implementohet marrëveshja për normalizim. Jam në kontakt ditor me palët. Pika ime e fundit, mos ta harrojmë kalendarin politik. Zgjedhjet ne BE vitin tjetër. Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendimet e rëndësishme të bëhen përpara se të hyjmë në fushatë elektroale. Pastaj mund ta kemi implementimin në ndërkohe që themelohet Komisioni i ri Evropian. Të mos pritet për shumë gjatë dhe mos prisni për Komisionin e ri. Por duhen dy për tango, BE-ja është gati dhe shpresoj që edhe Ballkani Perëndimor të jetë gati” , ka thënë Lajcak.
Të tjera
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...