Lajme

Lajçak e thërret në telefon Albin Kurtin, flasin për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 18 May 2020

Lajçak e thërret në telefon Albin Kurtin, flasin për liberalizimin e vizave

Një bisede shumë të mirë telefonike kanë zhvilluar përfaqësuesi special i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurtit.

Kështu të paktën e ka vlerësuar Lajcak përmes një statusi në llogarinë e tij në tëitter, shkruan Gazeta inFokus.

Situata politike, masat e ndërmarra për parandalimin e koronavirusit, rifillimi i dialogut, dhe liberalizimi i vizave ishin disa nga temat kryesore që diskutuan gjatë kësaj bisede telefonike.

“Një bisedë shumë e mirë telefonike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Temat e diskutuara: progresi i bërë në parandalimin e përhapjes së COVID-19, situata aktuale politike dhe zhvillimet e mundshme, pritjet për rifillimin e dialogut me perspektivën evropiane dhe nevoja për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Lajçak.
Kujtojmë që Kurti biseda të tilla kishte edhe më herët me Mirsolav Lajçakun./Gazeta inFokus.

Të tjera