Lajme

Lajçak e përfundon takimin me Kurtin, nuk flet për media

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 01 March 2021

Ka përfunduar takimi ndërmjet Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Pas takimit i cili është zhvilluar në selinë qendrorë të LVV-së në Prishtinë, të dy protagonistët nuk kanë bërë ndonjë prononcim para gazetarëve, njofton Klan Kosova.

Mirosllav Lajçak të martën në mëngjes do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.

-Advertisement-

Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit, do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera