Lajme

Lajçak dhe dy diplomatët evropianë pasdite udhëtojnë drejt Beogradit për takimin me Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 09 September 2022

Presidenti serb Aleksander Vuçiq do të takohet sot me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë, Emmanuel Beaune dhe Jenns Plettner.

Dy diplomatët evropianë së bashku me emisarin Lajçak, po qëndrojnë në Prishtinë, ndërsa më vonë do të udhëtojnë drejt Beogradit raporton Express.

Sipas zyrës së Vuçiq, takimi do të mbahet në ora 18:00 në Villën Mir dhe do të ketë një komunikatë për media.

-Advertisement-

Më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, emëruan këshilltarët që të ndihmojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, Macron dhe Scholz thanë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Macron dhe Scholz, po ashtu, u bënë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të ndërmarrë vendime të vështira, të cilat, siç thanë ata, çojnë drejt përparimit të dialogut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera