Lajçak dhe Bildt thonë se nëse Ballkani Perëndimor nuk hyn në BE, në tryezë vijnë “non-papers”
Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 04 May 2021
Lajçak dhe Bildt thonë se nëse Ballkani Perëndimor nuk hyn në BE, në tryezë vijnë “non-papers”
Diplomatët evropianë Miroslav Lajçak dhe Carl Bildt thanë se vonesat e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin një arsye për shfaqjen e sugjerimeve “shumë të rrezikshme” për ndryshimin e kufijve në rajon.
-Advertisement-
Në një panel diskutimi të titulluar “Geopolitical Gambles in the Balkans”, Lajcak dhe Bildt shprehën shqetësimin në lidhje me dy të ashtuquajtura ‘non-papers’, njëra prej të cilave u qarkullua nga kryeministri slloven dhe tjetra nga Franca dhe Gjermania, megjithëse kjo është mohuar.
Kur ne (BE-ja) krijuam një boshllëk në rajon, të tjerët po vijnë me ide të tjera. Nëse nuk jemi seriozë me Planin A (anëtarësimin në BE për shtetet e Ballkanit), do të vijnë njerëz të tjerë me një Plan B dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën flitet në ‘non-paperi’-in e parë”, deklaroi Lajçak.
Bildt ishte dakord me këto konstatime të Lajçakut:
“Nëse Plani A nuk funksionon, i cili humbi besueshmërinë për BE-në, atëherë keni Planin B, ‘non-papers’ dalin në tryezë”, tha ai, përcjell reporter.al.
Ai gjithashtu i përshkroi sugjerimet për rishikimin e kufijve si “shumë të rrezikshme”.
“Të gjithë po thonë se nuk janë dakord me ‘non-papres’, por të gjithë ata që janë marrë me Ballkanin e dinë se ka mjaft njerëz rreth këtyre ‘non-papers’”, tha ai.
Bildt argumentoi se lojtarët e tjerë ndërkombëtarë nuk po bëhen më të fortë në Ballkan, por BE-ja po bëhet më e dobët.
“Nuk është se Rusia, Turqia dhe të tjerë janë aktorë të fortë në Ballkan, por nëse BE-ja bëhet më e dobët, të tjerët mund të bëhen më të fortë nga përkufizimi pa qenë veçanërisht të fortë”, tha ai.
Paneli i diskutimit u organizua nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare, ISPI, dhe u moderua nga Tim Judah, korrespondent i Ballkanit për The Economist dhe president i bordit të BIRN.
Të tjera
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...