Lajme

Lajçak: Deklaratat e Thaçit për asociacionin për konsumim lokal

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 17 October 2020

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë ka thënë se partner në negociata është kryeministri Hoti dhe deklaratat e Thaçit që nuk duhet të themelohet Asociacioni i ka quajtur deklarata për konsumim lokal.

Lajçak i cili pas vizitës në Prishtinë ka qëndruar në Beograd është shprehur se ka mësuar që të mos u kushtojë vëmendje deklaratave të atyre që nuk janë pjesë e dialogut.

I pyetur se me kënd jeni duke negociuar nga Kosova, Lajçak është përgjigjur se partner në negociata e ka kryeministrin Hoti.

-Advertisement-

“Partneri në negociata është kryeministri, është qeveria që është përgjegjëse për procesin. Kam mësuar të mos u kushtoj vëmendje deklaratave nga rajoni sepse shpesh ato janë për konsumim lokal. Çfarë është duke u diskutuar në Bruksel është e rëndësishme dhe është pjesë e dialogut”, ka thënë Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera