Lajme

Lajçak: Ballkani Perëndimor nuk duhet të shqetësohet për deklaratat e Macronit

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 01 June 2022

Bashkimi Evropian ka qenë më i hapur ndaj procesit të zgjerimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Kështu tha emisari i BE-së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak, duke shtuar se Mali i Zi mund dhe duhet të përfitojë nga momenti politik.

Në një intervistë për agjencinë MINA, Lajçak tha se deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron se vendet që nuk janë anëtare të BE-së duhet të bashkohen brenda një organizate të re politike nuk vlen për Malin e Zi.

-Advertisement-

“Macron dha një deklaratë në parim, ai duhet të flasë në samitin evropian në Bruksel, por tashmë nga ajo që tha është e qartë se kjo nuk është alternativë ndaj zgjerimit”, tha Lajçak.

Ai theksoi mes tjerash se bëhet fjalë për përmbushjen e procesit të zgjerimit dhe një propozim për vendet që nuk kanë perspektivë evropiane, transmeton Klankosova.tv.

“Sigurisht, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jenë nervozë për atë propozim dhe Mali i Zi absolutisht nuk duhet të jetë nervoz për atë propozim. “Ju keni perspektivën tuaj evropiane, premtimin e anëtarësimit të plotë dhe kjo nuk po ndryshon,” tha Lajçak.

Ai shtoi se është e drejtë që BE-ja po shqyrton përcaktimin e kontakteve me vendet që nuk kanë perspektivë evropiane, por kanë aspirata drejt Bashkimit.

“Si t’i sjellim në hapësirën tonë politike, juridike dhe ekonomike. Prandaj mendoj se opinioni shkon në atë drejtim, por më lejoni ta përsëris edhe një herë, Mali i Zi ka një trajektore të qartë që përfundon me anëtarësimin e plotë dhe ai proces është në duart tuaja”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera