Lajme

Lajçak arrin në Prishtinë, pritet nga Hoti

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 13 October 2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak është i shoqëruar edhe nga Shefi i Zyrës së BE’së në Prishtinë, Tomas Szunyog, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi mes Hotit dhe Lajçak pritet të zgjatë përreth një orë, kurse sipas agjendës së diplomatit sllovak në 17:30 ai do ta takojë edhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Në këtë takim në mes të Hotit dhe Lajcak do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera