Lajme

Lajçak arrin Kosovë, nis takimin me Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 25 November 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Express.

Vizita e diplomatit sllovak në Prishtinë vjen pas qëndrimit të tij në Beograd ku ishte takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimet po mbahen me qëllim të përgatitjeve për dialogun e radhës në Bruksel. Në këtë takim, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

-Advertisement-

Në orën 18:00, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera