Lajme

Lahi Brahimajt i bëhet pritje madhështore në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 28 January 2021

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Lahi Brahimaj po vazhdon të marrë përkrahje të madhe, shkruan Gazeta inFokus.

Mështetja për Brahimajn nuk ka munguar as në takimit që ka pasur së bashku me Ramush Haradinaj në komunën e Gjakovës.

“Sot bashkë me presidentin e ardhshëm Ramush Haradinaj takuam banorët e Hasit, Rekës së Mirë, Dushkajës, Rogovës, Novosellës dhe Cërmjanit të Gjakovës.

-Advertisement-

Në këto takime bashkëbiseduam për situatën në të cilën gjendet Kosova, zgjidhjen që ofron Aleanca në krye me liderin e saj Haradinaj”, ka shkruar ai.

Brahimaj, shtoi se banorët e kësaj ane kanë vendosur për fitoren e AAK’së.

“Aleanca në krye me liderin e saj Haradinaj. Banorët e këtyre vendeve e kanë kuptuar qartë mesazhin që u dhamë sot, treguan që janë të gatshëm të kontribuojnë në të mirë të vendit duke u rreshtuar krah së drejtës, krah Aleancës dhe njeriut që u ka pri proceseve të rëndësishme në periudhat më të rënda të Kosovës, liderit dhe presidentit Ramush Haradinaj”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Lahi Brahimaj ka numrin 22 në listën e Aleancës për Ardhërinë e Kosovës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera