Lajme

Lahi Brahimaj tregon si u prit e si i provuan armët me Adem Jasharin

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 17 January 2021

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj ka folur për vizitën që në kohë të luftës e ka pasur në odën e familjes Jashari.

Brahimaj, në emisionin “N’Konak”, ka thënë se aty është takuar me komandantin legjandar Adem Jashari dhe me Hamëz e Shaban Jasharin, shkruan Gazeta inFokus.

“Vizita te familja Jashari ose takimi nuk ka qenë as i rastësishëm e as spontal, dmth kemi dëgju shumë nevoja të kordinimeve të njësive, aty, por e veçantë e asaj ka qenë për mu plaku, Shaban Jashari. Ndoshta për dikë është Hamza për dikë është Ademi, por një burrë plak aq i arsimuar në atë kohë, një burrë plak, i cili ishte aq i kujdesshëm ndaj neve të rinjëve kryesisht ne që ishim të regjioneve më larg. Në atë ndejë ka qenë edhe Rexhep Selimi e Mujë Krasniqi, po trajtimin e musafirit Shabani ma ka dhënë mu sepse isha më jabangji. Do të thotë Ademi ka qenë për mu pak më i tërhequr ose me më pak fjalë, kurse Hamza ka qenë një orator i mirë, bashkëbisedues i mirë, i interesuar çka kemi ne nëpër Dukagjin sa jemi, a jemi në gjendje më shumë apo më pak me rezistu, kur qysh, kryesisht tema të bashkëpunimit”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, Brahimaj ka treguar se atë ditë së bashku me Jasharët kanë dalur edhe në mal për të  kontrolluar armët.

“Kemi dal i kemi provu do armë që na i kemi të reja, jemi konsultu pse kjo bon e kjo nuk bon, kemi dal ata e quanin poligon njëfar mali, mbi shtëpitë e bacit Shaban, mes fabrikës së municioneve njëfar mali i tyre i kemi provu do antipluma që i kemi pasur sa janë të rezistueshëm ndaj cilës armë e kështu, do të thotë ka qenë njfar bashkëorganizimi, bashkëkordinimi, njëfar njoftësie, besa edhe me fitu besimin e njëri-tjetrit”, ka deklaruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera