Lajme

Lahi Brahimaj që i la nofkën “Luli” reagon pas ftesës së speciales për Kadri Veselin

Autori: Halil Berisha 20:12 | 08 November 2019

Kadri Veseli sidomos tek gjeneratat e reja njihet si politikan, Kryetar i Kuvendit, e shef i PDK-së.

Por, 20 vite më parë, Veseli, as nuk kishte këtë profesion, e as këtë emër, shkruan gazeta inFokus.

Atëbotë, Veseli, ishte pjesë e strukturave udhëheqëse të UÇK-së, e drejtoi edhe Shërbimin Informativ të Kosovës.

-Advertisement-

E asaj kohe ai nuk njihej me emrin Kadri Veseli, por, me nofkën “Luli”, shkruan gazeta inFokus.

Këtë emër në vitin 1994 ia la luftëtari tjetër Lahi Brahimaj.

E pasi tash Kadri Veseli, u ftua të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, Brahimaj thotë që mbrojtja e kauzës për luftën e drejtë të UÇK-së është sakrifica e radhës e idealistëve të lirisë.

Bile, sipas tij, edhe kjo ashtu siku etapat e kaluara janë barra mbi supet e luftëtarëve, shkruan gazeta inFokus.

“Thirrja nga Gjykata Speciale për bashkëluftarët, e fundit për Kadri Veselin na kthen në kujtesën e lavdisë. E njoha në përpjekjet për ti themeluar celulat e para të resistencës, në Kullen e Brahimajve në Jabllanicë në 1994 i dhash emrin e luftëtarit, Luli, e tash e njoh në mbrojtës të vlerave të lirisë”, ka shkruar Brahimaj.

“Ruajtja e vlerave të lirisë, është sakrifica e rradhës, kjo është barra e detyra e luftëtarit, në luftë ta ruaj idealin në liri të drejtën”.

Lahi Brahimaj edhe vet ishte përballur me drejtësinë ndërkombëtare për kohën e UÇK-së, në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës.

Aty, bashkë me Idriz Balajn e Ramush Haradinajn të cilin edhe e ka familjar u patën shpallur të pafajshëm për akuzat për krime lufte./Gaztea inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera