Lajme

Lahi Brahimaj publikon foto të rralla duke futur armë në Kosovë pas sulmit në familjen e Jasharajve

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 22 January 2020

22 vite më parë, ndodhi sulmi i dytë në familjën e Jasharajve.

Ky sulm mobilizoi një grup ushtarësh që operonin në Rrafshin e Dukagjinit, e që të cilët kishin shkuar për të marrë armatin në Bajram Curr të Shqipërisë, shkruan gazeta inFokus.

E një nga ta, Lahi Brahimaj tash pas dy dekadash kujton këtë ngjarje kur me bashkëluftëtarë morën rrugën për Kosovë.

-Advertisement-

E në fotografi që i publikoj shihen edhe dy deputetët Daut Haradinaj e Rexhep Selimi, shkruan gazeta inFokus.

“Sot 22 vite më parë kishte ndodhur sulmi i dytë në familjen e Jasharajve. Në atë kohë ne një grup bashkluftetaresh gjindeshim në Bajram Curr në familjen e Besnik Krasniqit (kusheri i afërt i Adrian Krasniqit) duke kryer përgatitjet që të hynim në Kosovë, por me të marrë lajmin e sulmit ndaj familjes emblematike të UÇK-së ne ndërpremë ushtrimet dhe u futëm menjëherë në Kosovë ku së bashku me bashkëluftëtarët heronjtë Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci, Përparim Krasniqi si dhe bashkëluftëtarët të tjerë sjellem një sasi të konsiderueshme armatim. Ajo ditë ishte vetëm një sakrificë më shumë në rrugëtimin e sakrificave për liri, kujtojmë me përulje familjen e Jasharajve dhe të gjithë dëshmorët e kombit” shkruan Lahi Brahimaj në kujtim të kësaj dite”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera