Lajme

Lahi Brahimaj kujton shokët që iu vranë në luftë: Krismat e tyre tmerruan armikun

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 21 May 2020

Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar shokët e tij të luftës të cilët u vranë mbi dy dekada më parë.

Një nga ta është Myrtë Zeneli, me të cilin Brahimaj thotë se ishin prej kur filloi edhe vet UÇK, shkruan gazeta inFokus.

“Me Myrtë Zenelin ishim bashkë që nga fillesat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Natën e 21 Majit 1998 pushka e Myrtës  ushtoi si kurrë më parë, mbase që ishte hera e fundit. Por ajo krismë bëri bashkë shumë krisma deri në liri.

-Advertisement-

Fatin e njëjtë atë ditë e kishte edhe Faruk Elezi, Arben Krasniqi,Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina”, ka thënë Brahimaj.

Brahimaj thotë që kur pushkët e tyre u bënin bashkë, tmerronin armikun.

“Kur këto pushkë u bënë bashkë krismat e tyre tmerruan armikun. Këta Heronj shkruan historinë, e armiku u poshtrua ato ditë maji.

Lavdi e përjetëshme Heronjve e Dëshmorëve të Kombit”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera