Lajme

Lahi Brahimaj: Ish-prokurori Blakaj është një frikacak, dezertor

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 23 August 2018

Dorëheqja dhe largimi nga Kosova i ish-prokurorit Elez Blakaj, që po hetonte mashtrimet me listat e veteranëve ka shkaktuar një debat për numrin e saktë të ushtarëve të UÇK-së.

Prokurori Blakaj kishte gjetur se mbi 19 mijë veteranë marrin pensionin në mënyrë të jashtëligjshme. Kurse disa ditë më herët ish-komandanti i përgjithshëm, Sylejman Selimi kishte thënë se UÇK-ja kishte rreth 12 mijë e 700 ushtarë.

Por, gjithë këtë debat, si të panevojshëm po e cilëson Lahi Brahimaj, ish-anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

-Advertisement-

Ai madje ish-prokurorin Elez Blakaj po e quan si frikacak dhe interesxhi.

““Shumë persona po mundohen ta njollosin luftën e UÇK-së, akti që e ka bërë Blakaj më jep përshtypjen se është frikacak dhe interesgji. Për mua është një dezertor i punës së vet”, ka thënë Brahimaj.

Brahimaj e ka quajtur si dezertor të punës së tij Blakajn dhe se sipas tij duhet të ndiqet penalisht në bazë të ligjeve të Kosovës pasi la hetimin e tij në gjysmë.

“Për mua është një dezertor i punës së tij, ai duhet të ndiqet bazë ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, tha Brahimaj.

Ai po ashtu ka thënë se Blakaj tani që është në një vend të sigurt, në Amerikë, le të tregojë kush e kërcënoi, të gjitha këto Brahimaj.

Lexo edhe: Berisha: Prokurori Blakaj është dezertor, dembel dhe papunëtor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera