Lajme

Lahi Brahimaj falenderon Dushkajën për mbështetjen e madhe

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 11 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Lahi Brahimaj, gjatë ditës së enjte ka vazhduar fushatën elektorale në Dushkajë, shkruan Gazeta Infokus.

Brahimaj, ka falenderuar vendlindjen e tij për këtë mbështetje të madhe që i kanë dhënë.

“Gjithmonë jam ndjerë krenar me Dushkajën, sonte si djalë i juaj, ju jam mirënjohës për mbështetjen e madhe që më dhatë mua si kandidat i kësaj ane dhe Aleancës.Do të ju jem falënderues gjithë jetën secilit nga ju që ishit prezent sonte, jeni krenaria dhe forca jonë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu numri 22 i listës së AAK’së, është shprehur se është nderuar nga përkrahja e fuqishme që ka marrë.

“Faleminderit Dushkajë, vendi ku u linda dhe u bëra ky që jam, me ju, jam rritë, kam arritë deri këtu, faleminderit nga zemra për të gjithë juve nga gjitha anët që na nderuat më prezencen tuaj këtë takim.Një falënderim i veçantë për kryetaret e nëndegëve dhe gjithë aktivistat që ndihmuan organizimin. Dalshim faqebardhe”, ka deklaruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera