Lajme

Lagjja në Badoc planifikohet të ndërtohet vetëm 44 metra larg ujit

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 24 January 2020

Lagjja buzë Liqenit akumulues të Badocit është planifikuar që të ndërtohet vetëm 44 metra larg.

Së paku kështu thuhet në raportin e masterplanit për planifikimin e ndërtimit të lagjes në Badoc.

Një qytetar ka shpërndarë këtë dokument, duke i shprehur i shqetësuar.

-Advertisement-

“D.m.th. vetem 44 metra larg ujit kan mendu me ndertu !!( 44 metra larg e kap barku naj banor aty edhe fup ne uje)A eshte normale kjo ?”, ka shkruar ai në “Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit”.Për këtë ndërtim ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile dhe nga politikanët.

Nëpërmjet Facebook-ut, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ftuar të gjitha partitë politike që të mbështesin nismën e PDK-së në kryeqytet, e cila ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe parandaluar degradimin e hapësirës publike rreth liqenit të Badocit.

Një grup qytetarësh kanë krijuar një peticion online në lidhje me këtë çështje dhe letra drejtuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministrit në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Në letër ata kanë kërkuar që të ndërpritet çdo procedurë për dhënien e pëlqimeve e lejeve për ndërtim në brigjet e Liqenit të Badocit, jo vetëm aplikuesve eventualë nga Kawa Group, por edhe për të gjitha ndërtimet në zona të gjelbra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera