Rozë

Lady Gaga probleme me shëndetin, anulon koncertin

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 07 September 2017

Lady Gaga ka anuluar koncertin në Montreal dhe lajmin e ka dhënë nëpërmjet Twitterit.

Shkak për këtë, duket se janë bërë problemet shëndetësore, ku këngëtarja thuhet se ka probleme me laringjitin, i cili e pengon që  të këndojë.

Lady Gaga ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të kërkuar ndjesë.

-Advertisement-

“Të gjithë fansave të mi fantastikë: nuk mund të jem më e shkatërruar nga fakti që nuk mund të këndoj këtë mbrëmje.

Në këtë koncert live mund të këndoja gjithë natën dhe do  isha krenare që të jepja gjithçka nga vetja, por këndova nën shi në Citi Field (në Nju Jork), u sëmura dhe jam e detyruar që ta pranoj këtë gjë.

Më vjen vërtet keq për të gjithë ata që kishin dëshirë në zemër që të vinin për të më parë këtë mbrëmje. Ju dua shumë”, ka shkruar Gaga në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera