Rozë

Lady Gaga planifikon tërheqjen nga muzika për pak kohë

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 09 September 2017

Këngëtarja amerikane Lady Gaga deklaroi se planifikon “të pushojë” nga muzika dhe të përkujdeset më shumë për shëndetin e saj.

Ylli i muzikës pop ndodhet në Toronto për shkak të premierës së dokumentarit të Netflix “Gaga: Five Foot Two” në festivalin e filmit Toronto, transmeton KosovaPress.

Filmi paraqet jetën e saj dhe luftën me sëmundjen kronike.

-Advertisement-

Lady Gaga ka qarë derisa po fliste para gazetarëve për problemet e saja shëndetësore.

Ajo tha se gjatë pushimit do të merret me muzikë dhe se pushimi i paralajmëruar nuk do të thotë se “ajo nuk i ka disa gjëra në duar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera