Rozë

Lady Gaga në lot, tregon për abuzimin seksual kur ishte 19-vjeç

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 16 October 2018

Një ndër këngëtaret më të përfolura të botës së showbizit, Lady Gaga, ka shpërthyer në lot gjatë fjalës së saj në eventin e shpërndarjes së çmimeve “Woman in Hollyëood”. Ajo u ftua nga këngëtarja Jennifer Lopez për të mbajtur fjalën e saj.

Lady Gaga pranoi se i ka mbijetuar abuzimit seksual por njëkohësisht edhe problemeve mendore. “Në moshën 19-vjeçare më abuzuan seksualisht dhe që atëherë kam ndryshuar krejtësisht. Një pjesë e imja u mbyll për vite me radhë. Nuk i tregova askujt. Më vinte shumë turp. Madje edhe tashmë po ndihem keq para jush. Ka ditë që vazhdoj të mendoj se ndoshta ishte faji im.

-Advertisement-

Pasi ndava atë që më ndodhi me disa persona shumë të fuqishëm në fushën e muzikës askush nuk më ndihmoi. Një gjendje e tillë bëri që t’i drejtohesha mjekut. Më pas filloi ndryshimi, pasi pata burime që më ndihmuan të kaloj këtë situatë të vështirë”, – është shprehur Gaga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera