Rozë

Lady Gaga ndalon koncertin për të ndihmuar një fanse të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 13 November 2017

Lady Gaga ndaloi koncertin e saj për t’u siguruar që një nga fansat e saj po ndjehej mirë.

Këngëtarja 31-vjeçare ishte duke performuar të shtunën në mbrëmje në një koncert në kuadër të turneut të saj, kur vuri re se nja fanse ishte lënduar, transmeton Klan Kosova.

“A je mirë? A do të qëndrosh? A ke nevojë për ndihmë shtesë?, pyeti Gaga.

-Advertisement-

“Më vjen keq që je goditur në fytyrë dhe je duke gjak derdhur. Ne do të sigurohemi që jeni mirë, OK?”.

Gaga ka pritur disa minuta që fansja të marrë kujdes mjekësor përpara se të rifillonte shfaqjen , dhe më pas ia dedikoi një performancë.

“Ajo që ne të gjithë duhet ta kemi parasysh është se disa gjëra janë më të rëndësishme se sa biznesi”, i tha artistja audiencës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera