Rozë

Lady Gaga ka rrëfyer jetën e saj në një dokumentar: Unë gjithmonë pi marijuanë

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 09 September 2017

Lady Gaga ka rrëfyer jetën e saj në një dokumentar të Netflix, me titull “Gaga: Five Foot Two”.

Këngëtarja e hitit “Pokerface” tregon se vuan nga një dhimbje kronike të kyçeve dhe dridhet vazhdimisht.

Ajo shfaqet në klip, teksa konsumon marijuanë në makinë si edhe teksa mbështetet në mur.

-Advertisement-

“Unë gjithmonë pi marijuanë në makinën e gjyshes”, tregon Lady Gaga, teksa vendos këmbët tek kroskoti e makinës.

Në një pjesë të klipit ajo shihet të jetë shtruar në spital për shkak të dhimbjes kronike të kyçeve dhe legenit.

Teksa shtrëngon dhëmbët, ajo thotë: “Do të luftoj si e çmendur për ata sepse e dua atë gjë”. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera