Lajme

Lacroix pritet nga Kurti, thotë se “rezultatet janë të dukshme” në disa fusha

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 11 May 2023

Në Kosovë për herë të parë ka qëndruar Jean-Pierre Lacroix, Nënsekretar i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes.

Ai është pritur nga kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili e informoi mysafirin për arritjet e fundit dhe shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e agjencive të OKB-së në Kosovë.

Kurti më tej foli edhe për mënyrat se si Kosova po punon për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

-Advertisement-

“Lacroix përgëzoi Kosovën për përpjekjet e fundit për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe të drejtave gjinore në vend, duke thënë se rezultatet janë të dukshme”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Lacroix ka thënë se Kosova vazhdon ta ketë mbështetjen e plotë të OKB-së për të zhvilluar më tej synimet demokratike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera