Sport

Lacio kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 27 December 2017

Lacio ka arritur një fitore minimale ndaj Fiorentinës, 1-0, por që i shërbeu të sigurojë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë

Goli i shpejtë i Senad Luliç, që në minutën e 6-të, i shërbeu kryeqytetasve deri në fundin e lojës, transmeton Panorama.

Edhe pse u ndëshkua me karton të verdhë, në minutën e 79-të, Tomas Strakosha ishte në krye të detyrës, në ato pak raste që iu shfaqën para portës së tij. Në minutën e 65-të, një goditje fantastike nga Kieza, u neutralizua në limite nga shqiptari. Në turin tjetër, Lacio pret fituesin që do të dalë nga derbi Milan-Inter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera