Sport

LACAZETTE KONFIRMON LARGIMIN NGA LYONI

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 20 May 2017

Sulmuesi francez do t’i jap fund aventurës me Lyonin.

Njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, Alexandre Lacazette ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Lyonit në fund të këtij sezoni.

25-vjeçari është pjesë e Lyonit që nga viti 2010 dhe për të ka pasur shumë oferta nga klubet më të mëdha në kontinentin e vjetër.

-Advertisement-

“Mendoj se është koha e duhur për t’u larguar. Dua të provoj diçka të re dhe të luaj në një nivel tjetër”, ka thënë Lacazette për L’Equipe.

“E di mirë që në futbollin evropian ende nuk jam shumë i njohur. Shumë shpejt njerëzit do të mësojnë se cila do të jetë edhe e ardhmja ime”, ka shtuar ai.

Lacazette ka treguar që ka pasur biseda me Atletico Madridin, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera