Lajme

Laçak takon shefen e UNMIK’ut para raportimit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 30 September 2022

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është pritur sot në takim nga emisari special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në Bruksel.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë takim diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai tha se po ashtu e informoi Ziadeh për zhvillimet në dialog, përpara raportimit të ardhshëm për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.

-Advertisement-

“E mirëpritur@UNMIKosovo Ziadeh sot në Bruksel. Ne krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe unë informova për gjendjen në Dialog përpara raportimit të ardhshëm të KS të OKB-së”, ka shkruar Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera