Fokus

Laboratori i vajzës së Blerim Devollit nuk i plotëson kushtet, kryen teste nëpër vetura

Autori: H. Smajli 16:01 | 01 September 2020

Testimet PCR për COVID-19 të cilat i bënte vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me licencimin e laboratorëve privatë që u bë me 10 gusht, po i bën edhe laboratori “Medical & Laboratory Services SH.P.K” që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit.

Mirëpo ky laborator del se nuk i plotëson kushtet elementare për licencim, në bazë të rregullativës ligjore në fuqi, shkruan gazeta inFokus.

Ai nuk ofron qasje për personat me aftësi të kufizuar që sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë ky është njëri ndër kushtet e para që duhet plotësuar.

-Advertisement-

“Institucioni shëndetësor në të cilin do të kryhet veprimtaria private shëndetësore jashtë-spitalore duhet të plotësojë këto kushte të përgjithshme… Të siguroje qasje të lehtë për personat me aftësi të kufizuar”, thuhet në Udhëzimin Administrativ të MSh-së.

Mirëpo për tu futur në këtë laborator duhen kaluar më shumë se shtatë shkallë.

Megjithatë, ani pse nuk e plotëson këtë kusht, ofron mundësi të tjera për të kryer testin.

Punëtorja e këtij laboratori e pyetur se si mund të bëjë testin një person që është me aftësi të kufizuar, është përgjigjur se mund të vijë me veturë dhe ti bëhet testi aty.

“Ju vini deri këtu. E parkoni veturën përballë dhe ne e marrim mostrën në kerr. Ne vimë deri aty dhe i bëjmë testin në kerr. Pa problem”, ka thënë kjo punëtore e ““Medical & Laboratory Services SH.P.K”

Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Shëndetësisë por që deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë çështje./Gazeta inFokus/

Për më shumë ndiqni storien e realizuar nga Gazeta inFokus:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera