Lajme

Laboratorët e Komunës së Prishtinës nuk po i masin saktë analizat/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 17 May 2017

Laboratori i analizave në Shtëpinë e Shëndetit në Ulpianë nuk po i nxjerr saktë analizat. Pacienti M.B tregon se si ky laborator ia kishte huqur me një analizë të tijën.

M.B kishte ditë që po ndiente dhimbje në anën e djathtë  të trupit. Pasi që nuk mundi më të durojë dhimbjen kishte vendosur të shkonte të mjeku për vizitë. Në Qendrën e Mjekisë Familjare thotë se u vizitua nga doktoresha Shpresa.

“Më vizitojë doktoresha Shpresa, mbiemri nuk po më kujtohet. Fillimisht, ajo dyshoi se bëhet fjalë për një dhembje moskulare tek veshka. Pasi më tha të pi hapa për qetësim, më rekomandoi që të bëja analizat dhe një fotografi rëngen të kurrizit. Por, fillimisht më tha për analizat”, tregon M.B.

-Advertisement-

Ai tregon se dy-tri ditë i përdori hapat e rekomanduar, por dhimbja nuk po i hiqej, andaj thotë se shkoi në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ulpianë për të bërë analizat, shkruan lajmi.net.

“Pasi i bërë analizat, shkova tek e njëjta mjeke. Ajo i pa analizat dhe tha se të gjitha ishin mirë, por një analizë, KREATININA, e cila ka të bëjë me funksionin e veshkës kishte dalë keq. Andaj, më rekomandoi që të shkoj të bëjë edhe njëherë të njëjtën analizë, në një laborator privatë. Mjekja dyshoj se laboratori nuk e kishte nxjerr si saktë analizën, pasi tha se, nga kjo analizë varën edhe dy analiza tjera të cilat të kanë dalë mire, e në këtë rast është dashur të dilnin keq, pasi ka dal kjo”, tregon tutje M.B.

Ai tregon se të njëjtën analizë e bëri në laboratorin më të afërt të Shtëpisë së Shëndetit në Ulpianë dhe thotë se i doli brenda normës së lejuar. “Në Shtëpinë e shëndetit ajo analizë doli 116, ndërsa në privat 85.3. Laboratoristja më tha se shpesh ndodhë që pacientet vinë të bëjnë analizën e njëjtë që e bëjnë në Shtëpinë e shëndetit. Më pastaj të njëjtën analizë ia tregova mjekes dhe i erdhi mirë që kishte dalë mirë. Po ashtu më rekomandoi që të shkoj për të bërë një ultrazë”.

M.B, thotë se pastaj e bëri edhe incizimin me ultrazë dhe çdo gjë i kishte dalë në rregull dhe mjeku i kishte thënë të njëjtën gjë sikur se doktoresha në Ulpianë, se bëhej fjalë për një lëndim të lehtë të muskulit afër veshkës. “Pas pakë ditësh më kalojë dhimbja”, përfundon M.B./Lajmi.net/

Laboratori i Shtëpisë së shëndetit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera