Lajme

Labinot Tahiri – Vjosa Osmanit: Urime Presidente e nderuar

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 05 April 2021

Labinot Tahiri e ka uruar Vjosa Osmanin për postin e ri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari tha se Osmani është një imazh I çmuar që sot dhe dje I ka bërë nëna, nuset e bijat tona të ndjehen të fuqishme.

“Ja çka do të thonë veprat e mira dhe fjala e mirë, e mbi të gjitha ta duash vendin pa asnje interes.

-Advertisement-

Të gjithë në rrugën e RUGOVËS, duke i shkuar edhe te varri, duke u rritur dhe duke ia pa hajrin edhe pse sështë presidenti historik fizikisht në mesin tonë!

Me ketë dua te them , se edhe Vjosa Osmani ndjek rrugën e IBRAHIM RUGOVËS!

Urime presindete e nderuar postin më të veqant të shtetit tonē.

Ju jeni një imazh i çmuar që sot dhe dje , i ke bërē ; nënat, nuset e bijat tona të ndjehën tē fuqishme duke i luftuar me ju se bashku padrejtesitë që i’u janë berë vajzave shqiptare , e veqanerisht ato motra ku presin drejtesi tē cilat përjetuan tmerret nga lufta e fundit nē Kosovë!

Urime shqiptarë dhe REPUBLIKA E KOSOVËS.

Urime kryeministër Albin Kurti!”, ka shkruar Tahiri,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera