Lajme

Labinot Tahiri shpreh ngushëllime për Shqipdon Alinë

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 21 October 2019

Pak më parë, një trup i vdekur u gjet në fshatin Gadime të Lipjanit.

Policia e Kosovës, i tha gazetës inFokus, se trupi i gjetur dyshohet se është i 23 – vjeçarit që u shpall i zhdukur më 14 tetor.

Ndërsa ish-deputeti Labinot Tahiri, që edhe pati kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, thotë që u ndje shumë i mërzitur për vdekjen e djalit nga Lipjani, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Nuk e njoha, nuk e njohëm, prisnim me shpresë që të gjindet i gjallë Shqipdoni, por nga historia e tij dhe e familjes u ndjem shumë të mërzitur për vdekjen e djalit nga Lipjani”, shkruan Labinot Tahiri.

Tahiri i shpreh ngushëllime familje, shoqërisë e miqëve të Shqipdonit.

“Shqipdoni është gjetur i vdekur pak ditë pas vdekjes së babait të tij! Në emrin tim dhe miqëve , familjes dhe shoqërisë së Shqipdonit iu shprehi ngushëllimet më të sinqerta!”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera