Rozë

Labinot Tahiri rrëfen ngjarjen e mbrëmshme ku u vra 23-vjeçari në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 06 May 2017

Këngëtari Labinot Tahiri mbrëmë po shkonte për të bërë muzikë në lokalin “Check -in” në Mitrovicë. Aty ku ndodhi vrasja e një 23 – vjeçari.

Labi ka folur për Periskopi.com, rrëfen si ndodhi dhe bënë thirrje te institucionet për kontrolle të njerëzve nëpër lokale.

Ai thotë se mbrëmë është anuluar organizimi, ngase ngjarja ndodhi pak qaste para se ai të hynte në lokal.

-Advertisement-

“Kam qenë në parking kur ka ndodh, nuk kanë qenë 10 plumba por dy janë dëgjuar. Nuk e njoh atë djalë aspak, por ka qenë shumë shqetësuese dhe do shkoj te ajo familje”, tha ai.

Tahiri shpjegon se ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 21 e 40 dhe dënon këtë akt dhune.

“Te organet e rendit propozojë që të merren me çështjet e lokaleve. Shumë njerëz hyjnë me armë, kjo nuk ndodh nëpër shtete tjera. Kjo është e rrezikshme për gjeneratat e reja. Duhet kontroll”, ka thënë Tahiri.

23-vjeçari, Ermal Kamberi u vra për shkak të një vendi në lokal, por ende nuk ka të arrestuar.

Varrimi i tij bëhet sot pasdite, ai ishte në orar pune dhe policia raporton se mbi të u shkrepën tre plumba.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera