Rozë

Labinot Tahiri po vjen me dy projekte të reja muzikore

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 12 April 2018
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe njëherësh këngëtari i njohur Labinot Tahiri i është rikthyer punës në studio.

Kjo u bë e ditur nga publikimi i një fotografie në studion Diez nga bashkëpunëtori i tij i afërt Shkumbin Nebihu, shkruan lajmi.net

Ndërsa i kontaktuar nga lajmi.net Tahiri ai ka zbuluar se bëhet fjalë për dy projekte muzikore të cilat pritet të finalizohen në muajin Maj të këtij viti.

Labi tha se aktualisht është definuar vetëm muzika e që për njërën këngë ka zgjedhur të punoi me bashkëpunëtorin e lartëpërmendur dhe për këngën e dytë me 2Ton, ndërsa ende është duke kërkuar për tekstet e këngëve.

-Advertisement-

Ai tregoi se do të bazohet në tekstet që fansat  ia dërgojnë e që kanë të bëjnë me jetën e tyre private, andaj duke qenë se ka shumë të tilla që pranon nuk ka vendosur akoma se kë prej tyre t’a zgjedhë.

‘’ Unë zakonisht duhet me u inspiru për me mujt me u fut në studio me e këndu kangën. Nuk mundem pa e pas ndonjë motiv. Ka raste kur ndonjëri që i do këngët e mia ma dergon ndonjë tekst prej jetës së tyre  dhe është interesant e une i marrë pastaj temat e tyre edhe i bëj kangë. Kam me qindra tekste që mi dërgojnë pastaj i elaboroj me tekstshkruesin tim Avni Qaili’’, ka thënë Labi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera