Lajme

Labinot Tahiri për Bahtirin: Do ta hap urën i gjallë apo i vdekur

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 22 October 2018

Kërcënimin me vdekje që e mori kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka komentuar bashkëpartiaku i tij, Labinot Tahiri.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se Bahtiri do të hap urën mbi Ibër i gjallë apo i vdekur, shkruan Gazeta inFokus.

“Agim Bahtiri, edhe i gjallë apo i vdekur, ai, do mbetët kryetar i cili do t’a hap urën mbi Ibër!Kështu do të shkruaj HISTORIA.”, ka shkruar Tahiri.

-Advertisement-

Deputeti i AKR-së ka shkruar gjithashtu se serbëve u paska mbetur merak të zhvillojnë luftë të re në Kosovë.
“Kryetarit të suksesshëm, të AKR-së, Z. Agim Bahtirit, i’a paskan kërkuar jetën!! Çudi, si duket Serbëve, i’u k’a mbetur merak, që të zhvillojnë luftëra të reja në Kosovë e në Ballkan!!”, ka shkruar ai.

Ndryshe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri të hënën ka bërë të ditur se ka marrë një email kërcënuar në gjuhën serbe. Ai po ashtu ka thënë se kërcënimi vjen nga vjen nga serbët dhe ndërlidhet me insistimin e tij për hapjen e urës së Ibrit.

Për këtë kërcënim ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se ka pranuar rastin dhe po e trajton si kanosje ndërsa ma thënë se ende nuk ka asnjë të arrestuar e as të dyshuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera