Lajme

Labinot Tahiri: Pacolli, me mjetet e veta ka punësuar mijëra qytetarë

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 08 June 2017

Në kuadër të fushatës elektorale, Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Kaçanik, ku u prezantuan kandidati për kryeministër Dr.Avdullah Hoti, kandidatët për deputetë si dhe platforma e përbashkët qeverisëse.

Kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, njëherit nënkryetar i partisë, Labinot Tahiri, në fjalën e tij para qytetarëve të Kaçanikut ka thënë se prioritet i programit qeverisës të koalicionit do të jetë krijimi i mundësive për punësim.

“Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tashmë është një punëdhënës i mijëra qytetarëve të Kosovës, dhe këtë e ka bërë me mjetet e veta”, ka thënë Tahiri, ai është zotuar se do të vazhdojë të kontribuojë për Kosovën me gjithë potencialin e tij, por edhe me përkrahjen të cilën e gëzon nga presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

-Advertisement-

Tahiri ju ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e zgjedhjeve ta votojnë koalicionin e shpresës dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Dr.Avdullah Hoti.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Dr.Avdullah Hoti, ju ka bërë thirrje kaçanikasve qe me datë 11 qershor, të dalin dhe të votojnë për koalicionin që do të sjellë mirëqenien e perspektiven e munguar në Kosovë.

“Ky koalicion përmban një program i cili e ka marrë mbështetjen nga bizneset, buqit dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë. Ne do të fillojmë krijimin e grupit qeverisës që të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve të punojë me këtë program”, ka thënë Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera