Labinot Tahiri nuk kontakton me Behgjet Pacollin, paralajmëron ndryshime të mëdha
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 03 June 2019
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook se nuk ka kontakt me kreun e kësaj partie, Behgjet Pacollin.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë arsye për mungesën e kontaktit me të parin e AKR-së, shkruan Gazeta inFokus.
Por, Tahiri ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të AKR-sē në Ferizaj, në zgjedhjet të cilat i ka shpallur personalisht në këtë qytet.
“Shkak për këtë janë skenarët e dobëta dhe dashakeqe për partinë dhe këto s’kanë kaluar pa u vënë re por që asnjëherë nuk kam pranuar të luhet me degën tonë deri në këto rrethana, dhe nuk bëhëm pjese e tyre!”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime edhe në pozicionin e tij si deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.
“Ndryshimet e tjera në rrugëtimin tim si deputet, ku me vete ju kam dhe juve, do të ndodhin në Kuvend! Pastaj dhe veprimet e tjera që do të ju habisin!”, ka shkruar Tahiri.
Lexojeni të plotë postimin e deputetit Labinot Tahiri:
Përshëndetje!
Sqarim lidhur me Akr-në dega në Ferizaj!
Pikë së pari, meqenëse qendra ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kryetarë të degëve në të gjitha pjesët e vendit edhe unë në munges të kontaktëve me Presidentin Behgjet Pacolli, me të cilin nuk kem kontakte! Pastaj me propozim të qendres dhe insistimin e kolegëve të mi deputetë nga partia, siç është edhe Islam Pacolli, e që më thanë se është e nevojshme qe në secilen degë të ketë zgjedhje per kryetarë kuptova që ashtu edhe duhet vepruar, andaj:
Unë nga sot e konsideroj të hapur garën dhe shpall zgjedhjet në AKR-në e Ferizajit !
Pra kryesia më e konsiliduar që ishte dhe më unikja në këtë parti qendra Ferizaj e cila futi në Qeveri Akr-në me vendosmerinë time, tani më është e shpërbërë nga strukturat e saj.
Gara është e hapur, pa presione dhe me sistem totalisht demokratik, ka të drejtë të garojë secili qe mendon se mund ta udhëheqë mirë partinë në qytetin e Ferizajt, dhe që partia të ia sheh hajrin ashtu siq ndodhi me ne…!
Por, unë, Labinot Tahiri( Deputeti) më nuk do jem kandidat për kryetar të AKR-sē në Ferizaj.
Shkak për këtë janë skenaret e dobëta dhe dashakeqe për partinë dhe këto s’kanë kaluar pa u vënë re por që asnjehere nuk kam pranuar të luhet me degen tonë deri në këto rrethana, dhe nuk bëhëm pjese e tyre !
Unë nuk kam hyrë në këtë rrugë për të zhgenjyer simpatizantët , të rinjtë e të rejat apo qytetarēt që më votuan, përkundrazi , falenderimi im është të distancohem nga skenaret e ulëta dhe të punojmë pa ndalë në arritjen e synimeve dhe premtimeve që kemi dhënë.
Gabime mund të kenë ndodhur por asnjëherë me dashje!
Ndryshimet e tjera në rrugëtimin tim si deputet, ku me vete ju kam dhe juve, do të ndodhin në Kuvend!
Pastaj dhe veprimet e tjera që do të ju habisin!
Mos dyshoni në mua sepse jam vetvetja nuk ndryshoj nga postet, siq ndryshojnë shumē të tjerë. Atë qē e them dhe do e bëj!!!
Hajde urime ju qoft!
Faleminderit, AKR-së së
Faleminderit Behgjet Pacolli!
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...