Rozë

Labinot Tahiri: Mësuesit dhe mjekët e meritojnë rrogën 1 mijë euro, por të forcohet shteti edhe pak

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 08 September 2022

Labinot Tahiri përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar grevën e mësimdhënësve tash e dy javë.

Këngëtari ka bërë thirrja që greva të ndërpritet, dhe se sipas sipas tij kryeministri e ka përgjegjësi morale dialogimin me ta. ai ka apeluar që të ndërpritet greva në arsim.

Tutje ai ka thënë se, ani pse nuk është ekspert, mendon që mësuesit dhe mjekët meritojnë pagi 1000 euro.

-Advertisement-

“Që ka mundësi greva mu shty mbas nja 6-7 muaje dhe kryeministri më pas të negociojë. Kryeministri ka përgjegjësi morale dhe t’i merr përgjegjësit. Ky vend ka nevojë për zgjidhje. Mos e merrni popullin në qafë me këto protesta e gjana. S’është koha e tollovisë. Unë s’jam ekspert, mësuesit, mjekët e meritojnë 1000 euro ndoshta, por le të forcohet edhe pak shteti dhe rregullohet gjithçka”, ka thënë Labi.

Sipas Labit, në Kosovë ka panik çdo ditë, por se njerëzit nuk duhet të dorëzohen.

“A nuk janë tu dasht, a janë tu dasht me qit në mal këtë popull, nuk e di. Panik për çdo ditë, panik. Por unë ju them mos u dorëzoni. Sugjerimi është që për rastet humane kontribuoni për njëri-tjetrin në këtë situatë ku Gjermania e Evropa është duke pas krizë”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera