Lajme

Labinot Tahiri mbledh 10 mijë euro për Shqipërinë e 2 mijë për familjen Abazi

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 01 December 2019

Në vazhdën e ndihmave për të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri, ka dalë edhe humanisti, këngëtari e politikani Labinot Tahiri.

Ky i fundit, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka lajmëruar se tani ka mbledhur 10 mijë euro për Shqipërinë, shkruan gazeta inFokus.

“10.000 Mije Euro i mblodha për Shqipêrinë! Radha e tretë qysh nga rasti vershimeve në Shkodêr, ku se bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam!”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Tutje, ky ka treguar se gjithashtu do të ndaj 2 mijë euro për familjen Abazi, dy nga të cilët vdiqën nga tërmeti në Durrës, shkruan gazeta inFokus.

“Po ashtu 2000 Mijë Euro i premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesêr do ua dergoj në llogarinë e tyre, këtë e thash edhe në emisionin; nje kafe me Labin! Faleminderit për përkrahjen nga të gjithë!”, ka shkruar Tahiri./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera