Lajme

Labinot Tahiri: Ja çka na vodhën hajnat!

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 22 May 2017

Nënkryetari i AKR-së, Labinot Tahiri, ka konfirmuar për “Zërin”, se të hënën vëllait të tij i është thyer vetura nga hajnat.

“Vetura nuk ka qenë e imja, por e vëllait”, ka thënë për gazetën numri dy i AKR-së.

Sipas Tahirit, vëllait të tij ia kanë vjedhë një çantë të vogël, ku, siç thotë ai, nuk ka pasur para, por vetëm disa dokumente.

-Advertisement-

“Në çantë ka qenë letërnjoftimi im, dy kartela të bankës, njëra e BKT-së dhe tjetra e Raiffeisen, patent shoferi si dhe leja e armës”, ka treguar Labi për “Zeri.info”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera