Lajme

Labinot Tahiri i jep 2 mijë euro për të helmuarit në Deçan

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 14 July 2021

Ish-deputeti, njëherësh këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka dhuruar dymijë euro për të helmuarit në komunën e Deçanit.

Një gjë të tillë e ka bërë Tahiri përmes një statusi në llogarinë e tij në facbook, shkruan Gazeta Infokus.

“Të dashur qytetarë, ndjejë keqardhje për tê helmuarit në Deqan! Ne jemi me ju në këto momente, dhe nesër do të ndajë 2000€ për të prekurit ku së paku të kenë mundesi për të blerē ndonjë medikament!”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Sipas Tahirit këto do të jenë sa për fillim sepse nuk ka më shumë mundësi.

“Këto janë për fillim mundesitë tona sepse as nuk jam ministri e as milioner! E rendesishme thoshte gjyshi krejt nga pak per me qene të gjithë të fortë. Në këto raste unë nuk e ndjej politiken por jeten e njerëzve. Kështu që nuk ka vend as per kritika ndaj Qeverisë e as askujt se keto raste ndodhin dhe kanë mujt me ndodh edhe në Ferizaj e Prishtinë. Nuk është fort mir gjithkun me kritiku se sesht bash qashtu”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/
Aa

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera