Lajme

Labinot Tahiri gati për seancën e sotme, por i ka disa fjalë rreth kësaj!

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 04 August 2017

Deputeti i zgjedhur nga AKR-ja Labinot Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se duhet punuar të gjithë së bashku për Kosovën.

Tahiri ka thënë që vendi ynë ka mbetur pa perspektivë, dhe kjo gjë duhet të ndryshojë.

Mirmengjesi, deputet të nderuar!

Mendoj se duhet ta ulim kokën dhe të punojmë më shumë për vendin tonë.
Ne duhet të mundohemi, që qytetarët tanë ti bëjmë krenarë me punë tonë, me të vetmin qëllim që ata të mburren me vendin e tyre! Ne jemi pasqyra e qytetarëve me punën në kuvend, ku femijet tanë për mes nesh mund ta duan apo jo atdheun e tyre!
E kemi të gjithë parasysh, se shumë nga të rinjtë tanë nuk kanë me çfarë të krenohen në vendin e tyre, pos me emrin Kosovë!
Vendi ynë ka mbetur akoma pa prespektivë! Nuk mund të na sheh qytetari ynë në menyren se çfarë e keqe po ndodh në Kuvend, apo në Kosovë, mendoj se duhet të ua krijojmë besimin, se edhe në Kosovë mund të ndryshojnë gjërat për mbarë.
Gjithçka që bëhet me shpirt e zemër, e do Zoti po ashtu edhe Kombi, nuk ka shansë të mungojnë sukseset e përbashkëta nëse ne angazhohemi fuqishem për vendin.
Merrni shembull sesi e ngjallem humanizmin se bashku derisa ai po zbehej, tani është gjithandej solidarizimi në vendin tone.
Ne mund ta kthejmë gjendjen në favor të qytetarit, personalisht unë e kam me zemër, besoj se të gjithë do ecim më përpara.Besoni.
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera