Lajme

Labinot Demaj emërohet sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë në Cyrih

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 24 August 2023

Qeveria kantonit të Cyrihut e ka emëruar shqiptarin, Labinot Demaj, sekretar të përgjithshëm të ministrisë së shëndetësisë të kantonit të Cyrihut.

Lajmin e ka bërë të ditur, gazetari Enver Robelli, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

Ai u shpreh se 39-vjeçari Demaj ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe qeverisje.

-Advertisement-

“Qeveria e kantonit të Zürichut e ka emëruar sot dr. Labinot Demajn sekretar të përgjithshëm të ministrisë së shëndetësisë të kantonit të Zürichut. 39-vjeçari Demaj ka studiuar në HSG St. Gallen marrëdhënie ndërkombëtare dhe qeverisje.Deri më tani ai ka qenë udhëheqës i sektorit për transformim digjital të ministrisë së shëndetësisë në kantonin e Zürichut. Demaj ka doktoruar në universitetin e St. Gallenit HSG”.

“Demaj ka punuar në Institutin për Menaxhment Strategjik dhe Public Governance të HSG-së dhe ka qëndruar në University of California, Berkeley (USA), për qëllime studimore. Pastaj ka drejtuar programin për orientim strategjik në fushën publike të HSG-së, ku ka themeluar Behavioral Research Lab. Posti i sekretarit të përgjithshëm në ministrinë e shëndetësisë në Zürich është ndër postet më të rëndësishme që mban një person me origjinë shqiptare në administratën e Zvicrës”, thuhet tutje në njoftimin e Robellit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera