Lajme

Labi tha që virusi është rrenë, niset peticion që ai pa maskë të vizitoj të infektuarit

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 06 July 2020

Ish deputeti i kuvendit, Labinot Tahiri, e ka quajtur ditë më parë kronavirusin një propagandë.

Tahiri ka deklaruar në virusi i njohur s i COVID-19, nuk ekziston, shkruan Gazeta Infokus.

E si përgjigje për këtë është krijuar edhe një peticion ku kërkohet nga Tahiri që ta vërtetojë, atë që ka thënë, që virusi nuk ekziston.
Nga Labi është  kërkuar që të vizitojë pacientët e infektuar pa maska dhe doreza.

-Advertisement-

“Pasi ne popullaten e gjere po predikohet nga zotri Labinot Tahiri qe “nuk ekziston” dicka e tille, bejme thirrje publike qe i famshmi i lartpermendur te vizitoje pacientet e infektuar me COVID-19 qe gjenden ne Kliniken Infektive.Por ne menyre qe te na vertetoje qe nuk ekziston ky virus, zotri Labinot Tahiri kerkohet qe kete vizite per se afermi ta realizoje pa vendosur maske, dorëza apo ndonje forme tjeter per mbrojtje nga virusi”, thuhet në këtë petecion.

Deri me tani këtë peticion e kanë nënshkruar 355 persona.

Labiont Tahiri ishte deputeti i Kuvendi të Kosovës në mandatin e kaluar.

Ndërsa tani ai së bashku me disa artistë të tjerë kish9in organizuar një protestë duke kërkuar lejimin e dasmave dhe ahengjeve.

Labi këtu para mediave dhe qytetarëve tha që virusi është rrenë dhe nuk ekziston, këtë duke e bazuar në atë që siç tha ai ka pas kontakte me mijëra qytetarë, madje edhe pa masa mbrojtëse por që nuk është infektuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera