Rozë

Labi sërish nuk bindet për virusin, bën një ndërlidhje të çuditshme

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 10 July 2020

Labi nuk bindet për virusin: Pasha besën, diçka e madhe do të ndodhë.

Labinot Tahiri sërish ka folur lidhur me ekzistencën e COVID-19.

Këngëtari Labinot Tahiri kurrsesi nuk bindet për ekzistencën e koronavirusit, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

Ai disa herë ka deklaruar që nuk beson se ekziston ai virus, ndërsa tani ka edhe një dilemë lidhur me shifrat e rasteve.

Përmes një positmi, ai habitet me faktin që në Kinë, ku edhe është zanafilla e COVID-19 ishin regjistruar vetëm katër raste për një ditë, kurse në Ferizaj janë mbi 170 raste aktive.

Labi është i bindur se diçka tjetër fshihet pas gjithë kësaj, ndërsa asocon në marrëveshjen Kosovë-Serbi, ku thotë se mund të jetë për ta tërhequr vëmendjen.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRYRJE:

“Pêrshendetje!

Unë edhe mund të gaboj të dashur qytetarë, edhe mund ta kuptoj që ka ndonjë virus, por si ka mundesi qê virusi atje ku e kishte zanafillen mbetet me aq popull 1 Milardë e më shumë vvetem me katër raste, ndersa në Ferizaj me 170-78 raste dhe në tërë kosovën me mbi 200 mijë raste, pastaj 30 raste të sheruara!

Pasha besën, diqka e madhe do të ndodh dhe këtu mund të ketë qellime të mdhaja që popullata nuk mund ti kuptoj kurrë, ndoshta dhe marrveshja Kosovë Serbi, e duhet dyqysh me e shperla trurin duke e shikuar veten dhe familjen e mos me u marrê me Veri apo Asociacion Komumash..!
Pastaj ata që dalin negativ ose pozitiv, pse me i tregu rastet në popull tu e dit që e traumatizoni popullin kjo më brengos, se sikur ta kishin pasur Sidën( Virusin Hiv) kurr nuk i kishin treguar rezultatet.

Po pres ndoshta më kap dhe mua , ama nuk do ju shqetsojë, se qellimi im është tê japim motiv e jo zhgënjim siq kemi çdo ditë në vendin tonë.

Respekt maximal për mjekët që ballafaqohen siq e di qe janë ballafaquar me leoukemi ku jemi takuar me dhjetra here me ato veshtersi!

Veq lexoni titujt dhe mendojeni vet. e pa kapshme kjo situatë!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera