Lajme

Labi në gjirin e Ramush Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 19 June 2019

Deputeti nga Ferizaji, Labinot Tahiri është ndarë nga grupi i Aleancës së Kosovës së Re.

Por Tahiri nuk do të largohet nga politika, shkruan Gazeta inFokus.

Kohëve të fundit vërehet një afërsi e Tahirit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajt.

-Advertisement-

Madje deputeti në shkurt të këtij viti kishte pohuar se ka kaluar në gupin parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës.

Në zyret e kryeministri nuk kanë munguar as vizitat e lavdatat e Labinot Tahirit.

Kujtojmë se të premten e kaluar Ramush Haradinaj ka nderuar me medaljen e e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, deputetin Labinot Tahiri, për kontributin e tij për qytetarët e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera