Rozë

Labi në Dubai, por jo me Qendresën

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 26 October 2017

Dasma e tyre padyshim se ishte ndër më të përfolurat në mediet rozë.

Bëhet fjalë për moderatorin e njohur Labinot Gashi-Labi dhe bashkëshorten e tij Qendresa Bajramin, transmeton Gazeta Express.

E siç e do zakoni, çifti i sapomartuar pas dasmës shkojnë në muaj mjalti.

-Advertisement-

Por, kështu nuk ka ndodhur me Labin e Qendresën, pasi që Labi ka filluar menjëherë me punë.

Një ditë më parë moderatori i njohur ka publikuar imazhe të shumta në Instagram ku shihet se ka shkuar në Dubai.

Në bazë të këtyre imazheve shumë kush mendoi se Labi është në muaj mjalti.

Por janë gabuar. Pasi që Labi atje ka shkuar për shkak të xhirimeve të emisionit.

Madje mbrëmë Qendresa ka publikuar një video ku shihet se ka qenë në darkë te “Kulla e Zenel-Beut”. Aty ishte së bashku me kunatën e saj Agnesën.


Kujtojmë se dasma e Labit dhe Qendresës përbylli një vit me dasma të shumta VIP.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera