Sport

Labi ndihmon me mijëra euro klubin e Ferizajt, po përjeton krizë të madhe

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 19 March 2021

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri, pas thirrjeve të shumta, i është përgjigjur kërkesës për ta ndihmuar klubin e futbollist nga Ferizaj.

Ky klub është duke përjetuar krizën më të madhe financiare, prej se mbahet mend. Renditet në vendin e gjashtë të Ligës së  parë, grupi B.

Futbollistët e këtij qyteti kanë bojkotuar stërvitjet shkaku i gjendjes të keqe ekonomike pasi nuk kanë marrë paga qe disa muaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Djema, e keni mbështetjen nga i gjithë qyteti

Sot isha në vizitë tek Futbollistët e Ferizajit!

Respekt për donatorët të cilêt e kanë mbajtur klubin!

Takova edhe drejtorit sportiv që e njoh që nga viti 1996 në Gjermani, Nadir Haxhimusën, po ashtu dhe trainerin shokun tim të gjeneratës Burim Çerkini-n!

I përgezojë për punën vullnetare që kanë duke i motiviar lojatarët për ta mbajtur klubin mē aktiv.

Shëndet e suksese djema.

3000€ për klubin e Futbollit tē Ferizajt!

LAJM, sa për t’i ngjallur dritat jeshile Klubit Të Ferizajt në Futboll!

Mirëdita qyteti im Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

Simpatizant të Klubit të Ferizajt!

Është kërkuar nga ne, nuk po them unë, sepse pêrdori shumicën e njerëzve për të bërë mrekullira dhe prandaj jemi të gjithë të njejtë ne vendimet që i marrim për cdo gjë në jeten ku ne jetojmë.

Dua të ju them se klubi kishte mbetur pa asnje financë, dhe në lojen me POZHORANIN, nuk janë kushtet për të paguar as edhe mjekun i cili duhet të qêndrojë gjatë lojes, e imagjinoni në borgjet që ia ka si klub, ku mund ti humb edhe pikët nga Federata e Futbollit!!!!

Ky dështim kaq i madh, vjen si pasoj e mos përgjegjesisë ndaj këtij klubi i cili i ka lojtarët tepër të avansuar, por mundesi kushtesh janë shumë të vogla thuajse ZERO!

Sa për lehtesimin e lojërave në vazhdimsi, i ndajmë këto mjete 3000€ bujarisht e shpirtnisht, për të ngjallur jo vetëm Ferizaj, por të gjitha klubet sportiste nē vendin tonë me qellim që të triumfojë sporti ne arenen nderkombëtare pa pengesa politike, e sidomos të rinjet e këtij atdheu të sjellin medalje për vendin, e njëkohesisht edhe të bejnë jetën si MESI në ARGJENTINË, e RONALDO NĒ PORTUGALI.

Gjynah me fitua vetem politika, ne si estradë, biznese dhe shumē të tjera aktivitete.

Kemi ndihmur edhe në të kaluaren, por si kemi bërë publike për sportet.

NGJALLUNI SE KULTURA DHE SPORTI MBAJNË SHTETIN NË KËMBË.

Labi Kosovë e Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera