Rozë

Labi: Javën tjetër fillojmë me mbrëmje muzikore, pa punë nuk shkon duhet me u sakrifiku

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 22 February 2021

Si pasojë e përhapjes se koronavirusit, ka muaj që janë ndaluar ahengjet e mbrëmjet muzikore.

Gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare kishte tubime duke u mbledhur qindra persona pa maskë e distancë, shkruan Indeksonline.

E këngëtari i njohur kosovar Labinot Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij, bëri thirrje që të fillojnë sërish me mbrëmje muzikore, pasi kishte tubime të shumta në qytete të ndryshme gjatë fushatës zgjedhore.

-Advertisement-

“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës. Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë”.

“Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera